Tirana ndahet nga bomberi

Tirana shet edhe sulmuesin kryesor, pas humbjes së parë sezonale. Vetëm 6 muaj në Shqipëri i kanë mjaftuar sulmuesit të Tiranës Emmanuel Ernest të reklamojë sa duhet veten dhe të shitet. Liberiani 24-vjeçar, autor i 5 golave këtë vit, është transferuar sot tek USM Alger, klubin kampion në fuqi në Algjeri.Titullar kyç i kombëtares së Liberisë, Ernest luan si pykë dhe sulmues krahu dhe ishte mjaft i rëndësishëm për Tiranën, që ka zgjedhur të pranojë ofertën e klubit algjerian.

sfidanti.al