Liverpool ka shkruar një faqe të re në historinë e futbollit europian dhe botëror. Për herë të parë një klub shpenzon mbi gjysmë miliardi euro në një merkato të vetme – plot 511 milionë euro.
Sekreti i këtij operacioni rekord qëndron në menaxhimin e shkëlqyer financiar të klubit prej vitesh, bilancet e pastra që i japin hapësirë ndaj rregullave të “fair play” financiar të Premier League, si dhe dëshira për të rinovuar një skuadër që sapo ka fituar kampionatin dhe po hap një cikël të ri.
Këtij suksesi i shtohen edhe të ardhurat nga Champions League, kontrata e re fitimprurëse me sponsorin teknik, si dhe magjia e Anfield-it dhe e një prej klubeve më të dashur në botë. Në këtë merkato, Liverpool jo vetëm që ka bërë investimin më të madh të historisë, por gjithashtu ka thyer dy herë rekordin për transferimin më të shtrenjtë në Premier League.
Një verë historike për “The Reds”, që pritet të shënojë një epokë të re në futboll.
sfidanti.al