Vora, Hasaj detyrohet të qëndrojë 6 muaj larg fushës së blertë

Lajme të këqija për Vorën dhe Francesko Hasajn, që u dëmtua në sfidën e parë të kampionatit kundër Partizanit. Pas ekzaminimeve të kryera është konfirmuar një dëmtim i rëndë për mesfushorin 24-vjeçar, që pritet të qëndrojë larg fushës së blertë rreth 6 muaj.

“Klubi njofton se pas ekzaminimeve të kryera nga stafi ynë mjekësor, është konfirmuar se lojtari Francesko Hasaj ka pësuar dëmtim (ACL).

Periudha e rikuperimit parashikohet të zgjasë rreth 6 muaj, gjatë së cilës lojtari do të ndjekë të gjitha procedurat e nevojshme rehabilituese nën kujdesin e stafit mjekësor të klubit.

Klubi i uron Franceskos rikuperim sa më të shpejtë dhe kthim sa më të shpejtë në fushë”, shkruhet në njoftimin e klubit.

sfidanti.al