Florenzi njofton tërheqjen nga futbolli i luajtur

Me anë të një video në rrjetet sociale, Alessandro Florenzi njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli. Ish-lojtari i Romës dhe Milanit, ndër të tjera, po i thotë lamtumirë futbollit të luajtur në moshën 34-vjeçare. “Faleminderit për gjithçka, miku im: sot themi lamtumirë, por ti do të jesh gjithmonë pjesë e imja”, shkruan ai në një video të postuar në rrjetet sociale.

Nga ekipi i të rinjve të Romës te koha e tij te Crotone, deri në debutimin e tij me verdhekuqtë, tetë vjet në kryeqytetin italian dhe shiritin e kapitenit. Pastaj erdhën periudha jashtë Italisë me Valencian dhe PSG-në, dhe së fundmi me Milanin. Kampion Europe me Italinë në Euro 2020 dhe kampion i Italisë me Milanin në vitin 2022. Në mes shumë dëmtime, përfshirë 3 këputje të ligamenteve të kryqëzuara.

sfidanti.al