C.Ronaldo është një kujtim i bukur në Madrid, mbase më i bukuri në histori, një lojtar që i solli Realit katër Champions League, por tani tifozët kanë filluar të kenë një idhull të ri, një lojtar që në shifra i ngjan shumë legjendës portugeze, bëhet fjalë për Kylian Mbappe. “Gjeli” më i famshëm i ka bërë një super nisje sezonit të ri, 3 gola në 2 ndeshje. Numri 10-të gjeti rrugën në sfidën e parë ndaj Osasuna-s, ndërsa përsëriti veten edhe me një “dopiete” kundër Oviedo-s. Me 3 golat e shënuar këtë fillim sezoni, Mbappe preku kuotën e 33 golave në 37 ndeshje gjatë vitit 2025. Këto janë shifra të denja për një fenomen, por jo vetëm kaq pasi 13 gola të tij kanë zhbllokuar ndeshjet. Vetëm në La Liga, Mbappe ka shënuar 12 gola në 7 ndeshjet e fundit. Për herë të fundit që tifozët e Realit kanë parë një lojtar të tillë, me këto shifra, ka qenë C.Ronaldo gjatë sezonit 2014/2015 ku në 12 ndeshjet e para të atij sezoni realizoi 19 gola. I mahnitur nga forma e Mbappe u shfaq edhe Xabi Alonso, me teknikun bask që zbuloi se francezi ka fituar 4 kg këto periudhë, duke lënë pas problemet që kishte me stomakun gjatë Botërorit për Klube.
sfidanti.al