Dinamo City-Jagiellonia i besohet një gjeorgjiani

Dinamo City – Jagiellonia i është besuar një arbitri nga Gjeorgjia. Mëngjesin e sotëm UEFA ka zbuluar emrat e kryesorëve të takimeve të fundit të fazës play-off të Conference League 2025-2026.

Kryesori do të jetë Goga Kikacheishvili, i cili do të ndihmohet nga Davit Akhvlediani dhe Davit Gabisonia. Arbitër i 4-të do të jetë Bakari Bregadze, teksa VAR-i i është besuar Adreë Dallas dhe në AVAR do të pozicionohet Aleko Aptsiauri.

sfidanti.al