Gjermania në krizë portierësh

Lëndimi në shpinë i Marc-André ter Stegen (33 vjeç) do ta mbajë jashtë fushave për disa muaj dhe në Gjermani ekziston frikë se gjendja e tij fizike mund të bëhet problem në prag të Kupës së Botës së verës së ardhshme. Trajneri i kombëtares, Julian Nagelsmann, pas operacionit të portierit të Barcelonës theksoi: “Duhet të jetë numri 1 në klubin e tij që të luajë titullar në Botëror”, duke rihapur kështu diskutimin për një rikthim të Manuel Neuer. Ky i fundit verën e kaluar shpalli tërheqjen nga kombëtarja pas 15 vitesh si titullar i padiskutueshëm.

Skenari i një rikthimi të Neuer nuk përjashtohet më dhe po shihet gjithnjë e më shumë si opsion serioz. Hermann Gerland, trajner i njohur dhe ish-asistent i Bayernit për shumë vite, në një intervistë për ZDF tha se rikthimi i Neuer është zgjidhja më e mirë: “Manuel Neuer do të luajë edhe disa vite. Dhe nëse Gjermania do të arrijë diçka, Nagelsmann duhet të aktivizojë më të mirin. Ai është Neuer”.

sfidanti.al