Napoli po përgatitet të dërgojë një ofertë kontrate për sulmuesin danez Rasmus Hojlund, ndërsa bisedimet me Manchester United janë duke vijuar.
Vendimi përfundimtar do të mbetet tek Hojlund, ndërsa termat e kontratës pritet të diskutohen që nga dita e sotme.
Klubi italian synon të mbyllë sa më shpejt këtë operacion, duke e konsideruar Hojlund një nga investimet kyçe për sezonin e ardhshëm në Serie A, për të forcuar sulmin dhe për të sjellë më shumë gol dhe kreativitet në ekip.
Rasmus Hojlund pritet të ketë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tij gjatë ditëve në vijim, ndërsa Napoli shpreson të bindë sulmuesin danez me projektin dhe ambiciet e veta.
sfidanti.al