Igli Tare nuk di të ndalet, gati largim i radhës për 25 milionë euro

Pas largimit të Noah Okafor, “pastrimi” i skuadrës së Milanit mund të mos ketë përfunduar. Në qendër të merkatos është tani Yunus Musah, i cili prej kohësh ka tërhequr interes nga Napoli dhe disa klube të Premier League, me Nottingham Forest ndër më të interesuarit. Sipas asaj që shkruan sot La Gazzetta dello Sport, në garë për mesfushorin amerikan është futur fuqishëm edhe Atalanta e Ivan Juric. Bergamaskët, që kanë mbyllur afrimet e Zaleëski dhe Krstovic, kanë nisur kontaktet me kuqezinjtë dhe kanë vendosur mbi tavolinë një ofertë rreth 25 milionë euro. Vendimi për të ardhmen e Musah pritet të merret në ditët në vijim. Trajneri Massimiliano Allegri duket se nuk është i prirur të pranojë largimin e tij, pasi e konsideron lojtarin si një element me shumë-funksionalitet, i aftë të mbulojë më shumë se një rol në mesfushë dhe në krahët e fushës. Nëse bisedimet do të avancojnë, Atalanta mund të bëjë një tjetër goditje të bujshme, por gjithçka mbetet e lidhur me vendimin përfundimtar të Milanit dhe dëshirën e Allegrit për ta mbajtur Musah në skuadër.

sfidanti.al