Juventus në sulm për Zhegrovën

Juventusi dhe Nottingham Forest kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Douglas Luiz. Mesfushori brazilian, pas vetëm një viti në Torino, do të rikthehet në Premier League për një shumë prej rreth 30 milionë euro.

Formula është huazim me detyrim blerjeje të lidhur me numrin e paraqitjeve të lojtarit, që në rast mosrealizimi do të shndërrohet në të drejtë blerjeje. Ky operacion do të shkaktonte një minusvalencë prej rreth 10 milionë euro për Juventusin.

Largimi i Luiz do të krijojë hapësira financiare për afrimin e Edon Zhegrovës nga Lille, me një kosto të mundshme mes 18 dhe 20 milionë euro. Klubi italian ka arritur një marrëveshje paraprake me agjentin e lojtarit për kontratë deri në vitin 2030 me pagë rreth 2.5 milionë euro.

Për Zhegrovën interes është treguar edhe nga Olympique Marseille, por Juventus duket në pozita më të favorshme. Operacionet pritet të përmbyllen brenda ditëve të fundit të merkatos.