Vetëm pak ditë nga starti i sezonit të ri në Shkodër kanë përfituar për të bërë të tjera ndryshime në organikën e ekipit. Kështu paraditen e sotme skuadra e Vllaznisë ka zyrtarizuar akordin me mesfuhsorin Cristian Dros.
Mësohet se lojtari në fjalë ka firmosur një kontratë 2-vjeçare dhe është vendosur menjëherë nën urdhërat e Edi Martinit. Në Abissnet Superiore, 27-vjeçari numëron 33 ndeshje me 2544’ minuta të luajtura.
sfidanti.al