Ja përse Kumbulla nuk u rikthye te Espanjoli

Mediet spanjolle janë të bindura se Majorka nuk ka qenë në krye të listës së preferencave të Marash Kumbullës. Tranferimi i tij tek Majorka duket se është ndikuar plotëisht nga pretendimet financiare të vetë lojtarit dhe klubit që i zotëron kartonin. Pretendimet e Kumbullës sa i përket pagës vjetore nuk kanë trembur Majorkën, por për Espanjollin nuk mund të thuhet e njëjta gjë pasi po kalon një situatë të vështirë financiare.

Klubi katalan humbi në këtë garë pasi Roma kërkonte që të largonte definitivisht Kumbullën. Edhe në këtë drejtim Majorka u tregua e gatshme që të plotësonte dëshirën e klubit italian pasi futi në kontratë edhe klauzolën, e cila e detyron ta blejë mbrojtësin vitin që vjen për 8 milionë euro.

sfidanti.al