Sezoni i ri futbollistik, kur nisin kampionatet

Pushimet kanë marrë fund dhe skuadrat në Europë bëhen gati për sezonin e ri futbollistik. Premier League fillon në fundjavën e datës 16–17 gusht 2025, ndërsa transmetohet në Supersport.  Serie A nis gjatë fundjavës së 23 gusht 2025 dhe përfundon më 24 maj 2026. Kampionati italian është ekskluzivitet i platformës Tring, ashtu si edhe Bundesliga.  Kampionati gjerman fillon në datën 22 gusht 2025 dhe përfundon më 16 maj 2026. Ligue 1 nis më 15 gusht 2025 dhe përfundon më 16 maj 2026 dhe transmetohet në Supersport.  La Liga fillon në fundjavën e 15–17 gusht 2025, ndërsa përfundon në fundjavën e 24 maj 2026, ndërsa transmetohet gjithashtu në Supersport.  Superiorja do të nisë më 23 gusht ashtu si Kategoria e Parë. Futbolli shqiptar transmetohet në Rtsh.

sfidanti.al