Cagliari po përpiqet të marrë Marash Kumbullën, mbrojtës i Kombëraes Shqiptare, që u kthye te Roma pas një sezoni pozitiv në huazim te Espanyol-i. Megjithatë, performanca e tij e mirë në LaLiga ka tërhequr edhe interesin e klubeve të tjera spanjolle.
Sipas gazetarit Matteo Moretto, tri klube nga Spanja po monitorojnë me vëmendje situatën e Kumbullës: Alaves, Mallorca dhe Sevilla. Këto skuadra janë të gatshme të ndërhyjnë për ta sjellë mbrojtësin në ligën e tyre.
sfidanti.al