Një portier dhe një mbrojtës i shtohen organikës së Bylisit në prag të startit të sezonit të ri. Klubi mallakstriot njofton se ka firmos me portierin francez Jérémy Emmanuel Vachoux dhe mbrojtësin David Carmona Sierra, që janë vënë menjëherë nën urdhrat e stafit teknik.
“FK BYLIS ka kënaqësinë të zyrtarizojë afrimin e portierit me eksperiencë, francezin Jérémy Emmanuel Vachoux, 31-vjeçar, i cili së fundmi ka luajtur në Superligën e Zvicrës me ekipin e Stade Lausanne, por ka një eksperiencë të madhe edhe në shtetin e tij me ekipet e St. Etienne, Lens, Orléans e Dunkerque.
David Carmona Sierra, mbrojtës i djathtë, i datëlindjes 11 janar 1997, do të jetë pjesë e skuadrës sonë në vijim. Carmona sezonin e fundit ka qenë pjesë e skuadrës së Asteras Tripoli, në Superligën greke, ndërsa në karrierën e tij ka qenë pjesë edhe e ekipeve spanjolle Sevilla, Cadiz, Racing Santander. Të dy lojtarët janë vënë menjëherë nën urdhrat e stafit teknik”, shkruhet në njoftimin e klubit.
sfidanti.al