Partizani në “sulm” për … mesfushën

Vetëm një ditë pas zyrtarizimit të mesfushorit kenian Obiero, Partizani ka lajmëruar një tjetër goditje në merkato.

Sektorit që i shtohet edhe një tjetër element me cilësi është po mesfusha ndërsa këtë herë bëhetë fjalë për një lojtar nga Afrika e Jugut.

Rowan Human është është afrimi më i ri i “Demave të Kuq” në këtë merkato. 24-vjeçari është një lojtar, i cili grumbullohet nga kombëtarja e vendit të tij, ka nënshkruar me klubin shqiptar një kontratë për dy sezone me opsion rinovimi edhe për një tjetër. Fantazisti i bashkohet Partizanit nga skuadra afrikano jugore AmaZulu. Gjithashtu ai ka qenë pjesë edhe e skuadrave izraelite si Makabi Tel Aviv dhe Beitar Tel Aviv.

sfidanti.al