Dinamo publikon çmimet e biletave për ndeshjen e kthimit ndaj Hajdukut të Splitit, e vlefshme për turin e tretë të Conference League, që do të luhet të enjten në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”.
Biletat nisin me 1 mijë lekë, ndërsa një vend në tribunën VIP kushton 3 mijë lekë. Dinamo u mund 2-1 në ndeshjen e parë në Split dhe kërkon mbështetjen e tifozëve që të bëjë përmbysjen e madhe, që të sigurojë një kualifikim historik në fazën e Play Off-it të Conference League.
“Kanë dalë në shitje biletat e vlefshme për ndeshjen e raundit të 3-të kualifikues të Conference League, FC Dinamo City – HNK Hajduk Split.
Biletat mund t’i blini çdo ditë pranë biletarive të stadiumit “Air Albania” dhe “Selman Stërmasi”, shkruhet në njoftimin e klubit.
sfidanti.al