Broja gati për Burnley

Edhe pse mungon ende zyrtarizimi, kalimi i Armando Brojës te Burnley duket punë e kryer. Chelsea do të përfitojë nga ky operacion diku tek 23 milionë euro, shifër kjo që shkon përshtat me atë që kërkonin Blutë e Londrës prej kohësh.

Sulmuesi kuqezi pritet të nënshkruajë një kontratë për 4 vite, ndërsa sipas asaj që shkruajnë mediat, për të do të ketë një pagë më të lartë se ajo që merrte te Chelsea.

Vlen të theksojmë se 23-vjeçari te gjigandët e Premier League fitonte 2.5 milionë euro deri në 2.7 milionë euro.Për vetë Armando Brojën, transferimi në Turf Moor do të jetë një mundësi e mirë për të treguar veten, pas një periudhe të vështirë. Debutimi i tij në një ndeshje zyrtare me skuadrën e re mund të vijë me 16 gusht në Londër ndaj Tottenham, në ndeshjen e parë të kampionatit.