Mes Ademola Lookman dhe Atalantës marrëdhënia është e destinuar që të mbyllet keq. Përgjigja që i dha dje presidenca e klubit bergamask klubit milanez pas ofertës që këta të fundit i kishin përpiluar për blerjen e Lookman duket se ka irrituar tej mase lojtarin. Nigeriani ka fshirë dje të gjitha fotografitë me Atalantën ndërsa ka hequr klubin italian nga profilet e tij në rjetet sociale.
28-vjeçari ndihet i tradhëtuar nga familja Perkasi pasi kjo e fundit i kishte premtuar një vit më parë se po të qëndronte edhe një sezon në Bergamo do ta linte të lirë për 40 milionë euro.
Interesi i shfaqur nga Interi detyroi familjen Perkasi që të ripozicionohej dhe të sqaronte sulmuesin se fjala e dhënë qëndronte vetëm nëse oferta do të vinte nga një skuadër, e cila nuk është pjesë e Serie A pra jo nga një rivale direkte. Për ekipet e Serie A familja Perkasi ka vendosur një tjetër çmim për lojtarin. Mësohet se Lookman nuk do të largohet nga Bergamo nëse një klub nuk prezantohet me një ofertë fikse prej 50 milionë eurosh, deri më tani Inter ka mundur që të shkojë deri në 45 milionë euro prej të cilave 42 janë fikse dhe 3 do të kalojnë në formë bonusesh.
sfidanti.al