NBA “shkon” në Gjermani

NBA ka bërë zyrtar sot planin tre-vjeçar për ndeshjet e sezonit të rregullt, të cilat do të luhen në Europë. Në njoftim bëhet me dije se në “Uber Arena” të Berlit, Orlando Magic do të sfidojë Memphis Grizzlies më 15 janar të 2026.

Zgjedhja e “transferimit” të ekipit të Orlandos në Europë nuk është rastësi pasi me Magic aktivizohen plot tri basketbolistë gjermanë. Kjo do të jetë hera e parë që një ndeshje e sezonit të rregullt të NBA do të mbahet në Gjermani.

Kalendari

2026 Berlin     Orlando Magic vs. Memphis Grizzlies

Londër     Orlando Magic vs. Memphis Grizzlies

2027 Paris      Për tu vendosur

Manchester Për tu vendosur

2028 Berlin     Për tu vendosur

Paris      Për t’u vendosur

sfidanti.al