Elbasani prezanton blerjen më të re në këtë sesion të merkatos. Sulmuesi i talentuar kosovar Fatjon Bunjaku është zyrtarisht një lojtar i verdhebluve. 21-vjeçari së fundi ka qenë pjesë e Malishevës në Superligën kosovare dhe gjithashtu është pjesë e kombëtares U21 të Kosovës.
“Fatjon Bunjaku është verdheblu! Sulmuesi premtues i Kosovës U21 i bashkohet familjes verdheblu! Me përvojë në elitën e futbollit kosovar me Gjilanin, Trepçën dhe së fundmi Malishevën, ku mori pjesë në Conference League, Bunjaku vjen për të sjellë energji, cilësi dhe gola në sulm. Fatjoni është gati për Abissnet Superiore!”, shkruhet në njoftimin e klubit.
sfidanti.al