Shqipëria e moshës deri në 18 vjeç në basketboll për djem ka vazhduar serinë e fitoreve në Kampionatin Europian, Divizioni C, që është duke u zhvilluar në Tiranë dhe që po vjen drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Përballë kuqezinjve të Klaudio Ndojas ishte Monako në gjysmëfinalet për vendet 5-8. Një kundërshtar thuajse më i dobët se sa Malta, të cilët lojtarët tanë e kanë vënë shpejt nën kontroll dhe e kanë mposhtur me rezultatin 80-41.
Për t’u evidentuar shtatë trepikëshat e kuqezinjve, kjo dy të Hebës e nga një pastaj nga Nilo, Deliallisi, Leskoviku, Paloka e Sinani. Ndërkohë Monako kishte vetëm katër të tilla kjo dy me Majonen e një me Andriamiari dhe Gremo. 27-9 perioda e parë për Shqipërinë. 20-13 e dyta dhe në pushim Shqipëria ka kryesuar me 25 pikë diferencë, 47-22. 13-9 e treta, që e çon Shqipërinë në një avantazh prej 39 pikësh diferencë, 60-31.
Përtej dëshirës, kuqezinjtë nuk kanë mundur ta thyejnë rekordin e këtij edicioni të fitores së thellë, duke mbetur tek suksesi me 40 pikë diferencë me Maltën, 87-40. 20-10 perioda e katërt dhe përfundimisht 80-41.
Të dielën në ora 14:30, Shqipëria luan për vendet 5-6, ndërsa deri më tani numëron tre fitore e dy humbje në pesë ndeshje të luajtura, por jashtë zonës së medaljeve dhe mbetur përsëri në Divizionin C. Kampionati Europian përfundon të dielën.
sfidanti.al