Charles Bismark mund të jetë shitja e radhës te Skënderbeu. Sulmuesi ganez është huazuar te Vllaznia për Kupat e Europës, ndërsa menjëherë ka lënë shenjën e tij.
Bismark ishte një nga më të mirët në fushë, në përballjen e Conference League, ku shkodranët fituan 2-1. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se Skënderbeu po planifikon shitjen e tij këtë verë, duke përfituar nga forma e mirë që lojtari po tregon.
Bismark në “Transfermarkt” vlerësohet me çmimin 250 mijë euro. Ganezi ishte titullar i padiskutueshëm në sezonin e fundit në Superiore, ku shënoi tetë gola në 32 ndeshje.