Valteri Botas është gati të bëjë rikthimin e tij si protagonist në Formulën 1. Finlandezi, aktualisht piloti i tretë i Mercedesit, është afër arritjes së një marrëveshjeje me ekipin “Cadillac”, skuadër që do të debutojë zyrtarisht në F1 duke filluar nga viti 2026, për t’u bërë skuderia e njëmbëdhjetë në pistë. Ditët e fundit është folur shumë për interesin e amerikanëve për Botasin, aq sa edhe vetë 35-vjaçari finlandez postoi një video mjaft emblematike në profilin e tij në rrjetet sociale, në të cilën i tregohej një makinë “Cadillac” dhe admironte veçanërisht sediljet, duke pyetur nëse të dyja ishin të lira. Megjithatë, kur u pyet nëse donte të ulej në të, Valteri u përgjigj shkurtimisht: “Ende, jo”. Tani negociatat duket se janë përshpejtuar dhe lajmet priten në javët e ardhshme, ndoshta para pushimeve verore, ndërsa Toto Wolf nuk do të kundërshtonte largimin e pilotit të tij të tretë. Botas do të sillte një eksperiencë të madhe te “Cadillac”, duke mbetur kështu emri më i nxehtë për ekipin e ri që do t’i shtohet Formulës 1. Piloti finlandez regjistron një palmares me 246 pjesëmarrje në gara, duke shënuar 10 fitore, 67 podiume, 20 “pole position” dhe 19 xhiro më të shpejta që nga debutimi i tij në vitin 2013. Valteri Botas ka qenë pjesë e skuadrave Williams, Mercedes, Alfa Romeo dhe Sauber.
sfidanti.al