Kevin Dodaj konfirmon largimin nga Vllaznia

Talenti Kevin Dodaj, ka dhënë lamtumirën më të bukur të mundshme Vllaznisë, duke shënuar një gol dhe dhënë një asist në fitoren 4-2 ndaj Daugavpils, që i dha kuqebluve kualifikimin për në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Në një prononcim e pas ndeshjes për mikrofonin e “A2 CNN” në Letoni,  Dodaj shprehu emocionet për këtë moment të veçantë:

Jam shumë i lumtur për golin dhe asistin, por më i lumtur që Vllaznia kaloi më tej dhe shpresoj të vazhdojë kështu. Shënova, u kualifikuam dhe ky ishte qëllimi im në këtë ndeshje të fundit.” 

Talenti i ri që ka rënë në sy për shpërthimet e tij dhe teknikën, falënderoi klubin për mbështetjen gjatë aventurës së tij në Shkodër, teksa konfirmoi edhe largimin:

“I falënderoj të gjithë te Vllaznia për mbështetjen. Ndjehem shumë i lumtur. Shpresoj që Vllaznia ta fitojë titullin këtë vit që vjen, edhe pse pa mua. Unë do t’i ndjek në çdo ndeshje”, u shpreh Dodaj.

sfidanti.al