Mesfushori shqiptar firmos për “Sharjah FC”

Feta Fetai është zyrtarisht pjesë e klubit “Sharjah FC” në Emiratet e Bashkuara Arabe. Mesfushori shqiptar është huazuar nga “Lokomotiva” e Zagrebit te klubi arab, që ka të drejtën për ta blerë përfundimisht pas përfundimit të sezonit. Transferimi u konfirmua nga vetë klubi, ndërsa 20-vjeçari kishte lënë të kuptohej më herët se do të largohej drejt Lindjes së Mesme, për shkak të kushteve më të mira financiare. Fetai largohet nga “Lokomotiva” pasi regjistroi 55 paraqitje zyrtare, duke u konsideruar si një nga talentet më premtues të Kombëtares shqiptare U-21, duke marrë ftesë edhe nga Sylvinho.

sfidanti.al