E ardhmja e Arbin Zejnullait mund të jetë te Vllaznia.Mesfushori u largua nga Egnatia pak javë më parë dhe ka dalë lojtar i lirë në merkato. Para pak kohësh u përfol për interesim nga Partizani, ndërsa tani ka dalë në skenë Vllaznia. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se shkodranët kanë bërë kontaktet e para me lojtarin, për të mësuar sa janë mundësitë për një transferim. Thuhet se Zejnullai ka një ofertë nga Turqia dhe dëshira është të transferohet jashtë, por nëse kjo nuk ndodh, Vllaznia mund të jetë zgjedhja e tij.
