Policia spanjolle ka publikuar pamjet dhe detajet e aksidentit fatal ku humbën jetën futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota, dhe vëllai i tij, Andre Silva. Ngjarja tragjike ndodhi në orët e para të mëngjesit në autostradën A-52, pranë komunës Cernadilla, në provincën Zamora. Sipas hetimeve paraprake, gjatë një manovre parakalimi në një makinë luksoze Lamborghini, një nga gomat e pasme shpërtheu papritur, duke shkaktuar humbjen e kontrollit të mjetit. Makina doli nga rruga dhe u përfshi nga flakët, që më pas përhapen edhe në bimësinë pranë. Dëshmitarët njoftuan menjëherë emergjencën, por kur shërbimet mbërritën, makina ishte plotësisht e djegur dhe nuk pati mundësi për shpëtim. Policia konfirmoi se viktimat janë Diogo Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva. Përmasat e aksidentit ishin aq të mëdha sa trupat e tyre nuk mund të identifikoheshin menjëherë, por verifikimet mjeko-ligjore sqaruan identitetin e tyre.
Ngjarja ka tronditur thellë komunitetin sportiv dhe fansat e futbollit, ndërsa homazhet dhe ngushëllimet kanë vërshuar nga klubi Liverpool-it dhe shumë institucione të sportit. Hetimet mbi shkaqet e aksidentit vazhdojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e fatkeqësisë.
sfidanti.al