Tefik Osmani ka zgjidhur dyshimet për të ardhmen e tij, teksa do të kthehet përsëri në kryeqytet për të vazhduar karrierën e drejtorit sportiv. Ashtu siç ishte paralajmëruar, ish-futbollisti korçar ka gjetur akordin për të marrë detyrën që mbante edhe më parë te klubi i Tiranës, nga i cili u largua dy vite më parë kur u transferua në Shkodër ku punoi për Vllazninë. Osmani kishte në tavolinë edhe oferta nga klube të tjera të Superiores, por ka preferuar atë të kryeqytetasve.
sfidanti.al