Të ardhurat nga Botërori i Klubeve/ Kryeson City, ndjekin Reali dhe Interi

Manchester City konfirmoi formën e shkëlqyer në Botërorin e Klubeve me fitoren ndaj Juventusit, me tre triumfe në po aq ndeshje në fazën e grupeve.

Anglezët janë skuadra e vetme që arriti pikë të plota, duke shënuar 13 gola dhe përfituar mbi 36 milionë euro nga FIFA. Përveç shpërblimit bazë prej 23 milionë eurosh, City përfitoi edhe 6 milionë nga rezultatet dhe 7 milionë nga kualifikimi në fazën tjetër. Skuadra e Guardiolës kryeson listën e fitimeve në këtë fazë të turneut.

Me nga 35 milionë euro përfituan edhe Benfica, Flamengo, Dortmund, Real Madrid dhe Inter, që mbyllën grupet me nga 7 pikë.

Më pas renditen klube si Bayern, PSG, Chelsea, Juventus dhe të tjerë me rreth 34 milionë euro. Në garë janë ende 16 skuadra, ku dominimi europian është i dukshëm me 10 ekipe të kualifikuara për çerekfinalet. Pjesën tjetër e plotësojnë katër ekipe braziliane, një meksikane dhe një nga Arabia Saudite.


sfidanti.al