E bija e Maradonës: Më bleu makinë për ditëlindje kur isha 12 vjeçe

Diego Armando Maradona ka tërhequr gjithmonë vëmendjen për personalitetin dhe karakterin e tij të pazakontë. Mes shumë historive që kanë mbetur në imagjinatën kolektive, vajza e tij shtoi edhe një tjetër. E ftuar në programin radiofonik “Perros de la calle” të “Urbana Play”, Dalma Maradona kujtoi ditën kur babai i saj u përpoq ta surprizonte me një dhuratë të veçantë dhe krejt të papritur. “Isha 11 vjeçe, po ecja në rrugë dhe thashë: Sa e bukur kjo makinë. Si të thoja: Sa qen i bukur. Mungonin edhe dy muaj nga ditëlindja ime e 12-të. Erdhi ajo ditë, 2 prilli. Babai më telefonoi dhe më tha: Eja në servis, kam një surprizë për ditëlindjen tënde. Mund të ishte çdo gjë. Shkova dhe gjeta një ‘New Beetle’. Sigurisht që ia ktheva. E pyeta pse duhej ta mbaja kur nuk mund ta përdorja, isha vetëm 12 vjeçe”.

Dalma vazhdoi tregimin e saj: “Babai tha se, meqë një herë i kisha thënë se ishte një makinë e bukur, kishte menduar të ma dhuronte. Kur i thashë që nuk mund ta ngisja, ai m’u përgjigj: Epo mirë, le ta ngasin shokët e tu. I thashë që ishin të gjithë në moshën time. Kur ia ktheva makinën, reagimi i parë i tij ishte: Je e keqe. Dhe akoma, më quajti mosmirënjohëse. Ia dorëzova çelësat. Dy muaj e gjysmë më vonë e kuptoi çfarë po bëja. Më kërkoi falje dhe tha se e kuptonte që më duhej diçka tjetër”.

sfidanti.al