Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Arauho, i ka dhënë fund beqarisë. Ai është martuar me partneren e tij, që janë bashkë prej një kohë të gjatë, Abigail Olivera, dhe ka ndarë disa foto në rrjetet sociale. Çifti, prindër të dy vajzave, Aitana dhe Adara, vulosën dashurinë e tyre në një ceremoni të bukur martese në Uruguai. Disa shokë skuadre të Barcelonës, përfshirë Ansu Fati, u panë në dasmë, duke festuar këtë moment të veçantë për futbollistin.
sfidanti.al