Neymar: Isha një hap larg Fluminense-s, ja pse nuk shkova

Neymar nuk do të marrë pjesë në edicionin e parë të Kupës së Botës për Klube, por sipas vetë atij, ishte shumë pranë transferimit te një klub që luan në këtë kompeticion të ri të FIFA-s. ‘Ylli’ brazilian, aktualisht pjesë e Santos-it, ka zbuluar se ishte shumë afër marrëveshjes me Fluminense-n, pikërisht për të qenë pjesë e turneut në Shtetet e Bashkuara.

“Ekzistonte një mundësi reale që të shkoja te Fluminense për të luajtur në Botërorin për Klube”, rrëfeu Neymar, i cili më pas shpjegoi arsyen pse e refuzoi ofertën:

“Vendosa të mos vazhdoj me marrëveshjen dhe të qëndroj te Santos-i, pasi nuk jam ende 100% në formë. Dua të rikthehem në gjendjen më të mirë të mundshme sa më shpejt.”

sfidanti.al