Tomas Guidara pritet të jetë risia në listën e trajnerit Silvinjo për muajin shtator. Mbrojtësi ndiqej prej kohësh nga tekniku brazilian dhe pritet të bëhet pjesë e kuqezinjve në grumbullimet e radhës. Lojtari ka pranuar ftesën e Shqipërisë. Arbëreshi Guidara, luan në Argjentinë te ekipi i Huascan. Pavarësisht moshës jo të vogël, 29-vjeç, duke parë performancat e dobëta të Balliut dhe uljen e tij në stol në Spanjë, Guidara do të ishte një zgjidhje ideale për të rivalizuar Elseid Hysajn për një vend titullari, që pas ndeshjes me Serbinë, ka rifituar zemrat e tifozëve shqiptarë.
sfidanti.al