Interi shlyen para kohe borxhin prej 400 milionë eurosh

Interi ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të gjendjes financiare, duke njoftuar zyrtarisht se do të shlyejë para kohe detyrimin prej 400 milionë euro të emetuar në vitin 2022 dhe që ishte parashikuar të skadonte në shkurt të vitit 2027. Klubi zikaltër e ka konsideruar këtë vendim si një lëvizje strategjike për të reduktuar barrën e rëndë të interesave prej 6.75% në vit, që rëndonin ndjeshëm mbi bilancin financiar të shoqërisë. Sipas komunikatës zyrtare të klubit, shuma totale që do të rimbursohet arrin rreth 412 milionë euro. Shlyerja do të realizohet vetëm nëse Interi do të ketë në dispozicion fondet e nevojshme deri më 25 qershor 2025. Këto fonde mund të sigurohen përmes një huaje të re apo një rritjeje kapitali nga fondi amerikan “Oaktree”, aktualisht aksioneri kryesor i klubit.

sfidanti.al