Luciano Spalletti ka marrë një ofertë konkrete nga klubi saudit Al Nassr, vetëm pak ditë pas largimit nga stoli i përfaqësueses italiane.
Lëvizja do të ndjekë precedentët e Roberto Mancinit dhe Stefano Piolit, që gjithashtu zgjodhën Lindjen e Mesme pas eksperiencave në Itali.
Al Nassr pritet të ndërpresë kontratën me trajnerin aktual Pioli, i cili fiton rreth 12 milionë euro në sezon. Klubi synon ta zëvendësojë atë me Spallettin, duke i ofruar një pagë më të lartë.
Në rast marrëveshjeje, Spalletti do të drejtonte sërish Brozovicin, me të cilin bashkëpunoi te Interi. Tek Al Nassr luajnë gjithashtu Cristiano Ronaldo, Mané, Laporte dhe Talisca.
Një marrëveshje eventuale do të vendoste edhe një “derbi italian” në Arabinë Saudite kundër Al Hilal të trajnuar nga Simone Inzaghi.
sfidanti.al