Portieri serb para Shqipërisë: Na pret ndeshje e vështirë, por jemi gati

Djordje Petroviç, portieri i Serbisë bëri analizën e tij, në prag të ndeshjes kualifikuese të Botërorit ndaj Shqipërisë.

“Na pret një ndeshje e vështirë. Kanë një ekip të mirë, i kam ndjekur në Kampionatin Europian, kanë cilësi. Është shumë e rëndësishme që të kemi nisje të mirë të kualifikueseve. Duhet të luajmë me zgjuarsi, me durim, të shfrytëzojmë rastet. Presioni është i madh, e dimë historinë e disa ndeshjeve, por duhet t’i lëmë të gjitha këto pas nesh dhe të përqendrohemi në fushë. Të jemi më të mirët në atë moment dhe ta bëjmë kombin të lumtur. Kanë futbollistë me cilësi, portierët janë pikë e fortë, ndërsa kanë edhe Asllanin. Kështu që na pret një ndeshje vërtetë e vështirë”, tha Djordje Petroviç.

sfidanti.al