Vllaznia ka bërë dy afrimet e radhës në merkato. Bëhet fjalë për Esin Hakajn dhe Artan Jazxhi.
Akodri është mbyllur dhe në orët e ardhshme pritet të zyrtarizohen me fanellën shkodranë.
Si Hakaj, ashtu edhe Jazxhi, ishin kërkesa të trajnerit Edi Martini, për të krijuar një Vllazni konkurruese.
Hakaj ishte pjesë e Elbasanit sezonin e fundi, ndërsa Jazxhi vjen nga Teuta. Më herët, me kuqeblutë është bashkuar edhe Arsid Kruja, i cili mbylli aventurën te Teuta.
sfidanti.al