Barcelona ka disa muaj që po e sheh sulmuesin e Atletico Madrid, Alvarez, si pasuesin perfekt të veteranit Robert Lewandowski. Katalanasit kanë nisur kontaktet e para me lojtarin, por duket se po lodhen kot. Atletico Madrid ka hedhur poshtë çdo mundësi transferimi, duke përmendur klauzolën e sulmuesit argjentinas, 500 milionë euro, e fiksuar për të mos u ndryshuar. 24-vjeçari është në kulmin e karrierës që kur fitoi Kupën e Botës me Argjentinën. Ai nuk po tundohet nga ideja për të ndryshuar skuadër.
sfidanti.al