UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të sezonit 2024–2025 në Ligën e Kampioneve, me dominim të qartë nga Paris Saint-Germain, fitues i trofeut. Nga 11 lojtarët e përzgjedhur, 7 janë pjesë e skuadrës franceze. Barcelona përfaqësohet me dy lojtarë, ndërsa Inter dhe Arsenal me nga një secili. Ousmane Dembélé është shpallur lojtari i sezonit pas paraqitjeve të qëndrueshme. Në mënyrë të papritur, talenti i ri i sezonit nuk është Lamine Yamal, por Desire Doué, i cili shkëlqeu në finalen ndaj Interit me dy gola dhe një asist.
sfidanti.al