Bylisi me bosht të huaj

Te Bylisi i sezonit që sapo përfundoi, klubi ndoqi një strategji të qartë, duke miksuar një grup elementësh të huaj me ata vendas. Merkato e bërë mes sezonit rezultoi efikase te mallakastriotët, të cilët afruan elementë cilësorë që bën diferencën edhe në garë. Ilieski, që spikati sidomos në 3-4 javët e fundit, është larguar zyrtarisht, ndërsa të tjerët: Batista, Da Silva, Ibrahim, janë ende në skuadër dhe klubi nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për ta, ndërsa vetë lojtarët janë larguar me pushime pranë familjeve të tyre. Madje, nigeriani Ibrahim Mustafa ka kontratë afatgjatë me ballshiotët, duke qenë se është një sulmues me vlera dhe pjesë e Nigerisë A. Në klub ka misur puna, e sidomos presidenca është në hapat e para të negociatave me lojtarë që luajnë brenda, por edhe jashtë vendit. Do të zëvendësohen të larguarit e pak ditëve më parë, por sigurisht që synohet të përforcohet kontingjenti, apo mendohet shitja e ndonjë elementi dhe zëvendësimi në kohë i tij.

 

sfidanti.al