Liridon Balaj zyrtarisht largohet nga Skënderbeu dhe firmos me Dritën. Sulmuesi ka surprizuar duke u larguar nga Korça, edhe pse kishte kontratë deri në vitin 2027. Balaj shton forcat e Dritës në sulm. Kampionët e Kosovës po përgatiten për turin e parë të Ligës së Kampioneve. Sulmuesi anësor ka firmosur kontratën e re të vlefshme për dy vitet e ardhshme dhe është vendosur menjëherë nën urdhërat e trajnerit Ramadani. 25-vjeçari rikthehet kështu në Kosovë ku nisi karrierën me Besën e Pejës para 7 viteve.
sfidanti.al