4 gola për çdo ndeshje për Shqipërinë e 17 vjeçarëve! Sikur t’i kishte vënë njëri me dorë, golat në portën tonë paskan qenë me “kandar futbolli” , që ndonjëherë ia kalon edhe atij të farmacisë. Kuptohet, nuk është fundi i botës të të mundin me goleadë Portugalia, Gjermania dhe Franca, por shenja që lamë në Europian ishtë “historike” në drejtim te kundert.
Ekipi i italianit, Tedesko, trajneri ynë italian, të gjithë të ardhur nga jashtë, bashkë me trajnerin, nuk bënë gjë tjetër në fushë, veçse përgënjeshtruan sloganin “ Përjetoni Europianin historik në vendin e shqiponjave”. Paska qënë për tu përjetuar nga shefat dhe jo nga tifozët e “importuar në stadiume” , sepse nuk ka rëndësi se sa gola pëson dhe cilin nivel përfaqëson, mjafton që u bëmë me një Europian fëmijësh…
Sfidanti.al