Liverpool, arabët “trokasin” te The Reds

Disa  klube të Arabisë Saudite po e kthejnë sërish vëmendjen te Premier League, veçanërisht te kampionët në fuqi te Liverpool. Një nga lojtarët që ka më shumë gjasa të largohet nga The Reds është sulmuesi Darwin Nunez. Sipas gazetarit të njohur, Florian Plettenberg, disa klube në elitën e Arabisë Saudite janë në gjurmët e tij, por jo vetëm kaq, pasi pëlqehen edhe dy futbollistë të tjerë. Bëhet fjalë për Diogo Jota dhe Luis Diaz. Për të parë se si do shkojnë gjërat, do na duhet të presim e të shohim.

sfidanti.al