Shehi drejt rikthimit në Superiore, projektohet në stol

Teuta e sezonit të ri pritet të jetë me ndryshime të shumta. Drejtuesit nuk duan një tjetër sezon me probleme si ai aktuali, ku luftuan për mbijetesë deri në fund. Pas disa largimeve, bregdetarët kanë filluar të mendojnë edhe për afrimet. Në sezonin e ri, Teuta pritet të ketë edhe një trajner të ri. Profili që ndiqet për momentin, është ai i Orges Shehit. Ky i fundit është pjesë e Ballkanit në Kosovë, por pritet të largohet javët e ardhshme, pasi dështoi të fitojë titullin. Mes Shehit dhe Teutës kanë nisur diskutimet dhe mendohet se bisedimet janë në rrugën e duhur. Nëse Shehi do të marrë në dorë “frenat” e Teutës, do të ishte hera e parë që do të drejtonte ekipin e vendlindjes.

sfidanti.al