Daku në superformë

Mirlind Daku duket në formë të shkëlqyer para javë para ndeshjes me Serbinë. Sulmuesi i Shqipërisë, ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në Rusi, aty ku është pjesë e Rubin Kazan. Në minutën e 12-të, Daku shënoi golin e barazimit ndaj Khimki në transfertë. Pas një pasimi të marrë në afërsi të zonës, Daku gjuajti bukur dhe e ndali topin në fundin e rrjetës. Në minutën e 43-të, shqiptari kishte mundësinë të përmbyste rezultatin, por gaboi nga penalltia. Megjithatë përmbysjen e kompletoi në minutën e 58-të, kur shënoi golin e dytë personal dhe të ekipit. Daku këtë sezon, numëron 14 gola të shënuar në Rusi.

sfidanti.al