Real Madrid ka siguruar një tjetër afrim për merkaton, pas Trent Alxeander Arnold. Spanjollët kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Dean Huijsen nga Bournemouth, për shumën e 50 milionë eurove, aq sa e parashikonte edhe klauzola e tij. Huijsen, i cili ishte një nga më të spikaturit e këtij sezoni në Premier League, pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me klubin spanjoll. Lojtari i është nënshtruar vizitave mjekësore dhe pas kësaj pritet të vijë zyrtarizimi i marrëveshjes. Trajneri i ardhshëm i Real Madridit, Xabi Alonso, ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë transferim, duke e identifikuar Huijsen si një përforcim të nevojshëm për skuadrën.
sfidanti.al