Lionel Mesi drejt Arabisë Saudite?

Lionel Mesi ndodhet prej 2 sezonesh në Amerikë ku ka bërë paraqitje të mira por ka fituar edhe tituj. Së fundmi portali saudit “Hat Trick” shkruan se Liga Profesionale Saudite, një kampionat që tashmë ka në përbërje disa yje, përfshirë Karim Benzema dhe Kristiano Ronaldo, ka rihapur negociatat me yllin argjentinas për ta bindur atë të largohet nga Shtetet e Bashkuara që në sezonin e ardhshëm. Nuk është ende e qartë se për cilin klub do të luante, por sigurisht që do të rriste më tej interesin për një kampionat që tashmë ndiqet në Europë. “Pleshti” dhe CR7 mund të përballen përsëri dhe të gjithë tifozët e presin me emocion duelet mes tyre.

sfidanti.al