Demrozi: Kam peng Kupën

Presidenti i Egnatias, Agim Demrozi, u shpreh tepër i lumtur, për suksesin që skuadra e tij arriti në finale ne “Final 4”, ndaj Vllaznisë, duke triumfuar me rezultatin 0-4. “Medaljen e morën çunat. Egnatia sot mori atë që meritonte. Ishim gjatë gjithë fazës së dytë në vendin e parë. Shpresoj të marrim sa më shumë trofe. Kam vetëm një peng që nuk morëm Kupën e Shqipërisë. E doja edhe atë. Egnatia ka qenë gjithmonë realitet për futbollin shqiptar. Egnatia është do jetë përgjithmonë në futbollin shqiptar, deri sa të jem unë, pas meje nuk e di. Çdo gjë ka ardhur falë punës që kemi bërë deri tani. Do të vazhdojmë edhe me të rinjtë, por për fat të keq, Rrogozhina është një qytet i vogël, jemi të detyruar t’i marrim të rinjtë nga Durrësi dhe Tirana. Shpresoj që këtë vit do t’i kapim Kupat e Europës. Nuk marrim më shumë se 2-3 elementë në merkato. Ekipin e kemi të kompletuar”, përfundoi Demrozi.

sfidanti.al