Max Allegri mund të rikthehet te Milani

Sipas asaj që raporton gazetari i njohur italian Xhanluka di Marzio, Masimiliano Alegri nuk do të jetë trajneri i ri i Romës. Mediat italiane bënë me dije më parë se ish-trajneri i Milanit dhe i Juventusit ishte shumë pranë kryeqytetasve për të marrë vendin e Klaudio Ranierit, por takimi i fundit duket se nuk ka rezultuar i suksseshëm. Ky është një lajm i mirë për Milanin, nga ana tjetër, që e sheh Masimiliano Alegrin si trajnerin ideal për të kthyer kuqezinjtë sërish te titulli kampion në Serinë A.

Alegri është përfolur shpesh për të shkuar te Milani, por kohët e fundit lajmet u zbehën pasi Roma dukej më para. Tani gjithçka është përmbysur dhe me pistën “Roma” që ka rënë, Milani mbetet kandidati kryesor për të ulur në stol Masimiliano Alegrin me të cilin ka fituar dhe një titull kampion. Megjithatë, nuk përjashtohen nga kjo situatë edhe oferta të tjera surprizë, që mund të çojnë trajnerin italian në një tjetër drejtim. Ai do të ishte një lëvizje e duhur dhe do të sillte eksperiencën e tij në një klub shumë kërkues dhe ambicioz si Milani.


sfidanti.al